Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UEFA kërkon vendosjen e sistemit VAR edhe në Ligën e Kampioneve

Sistemi Video Assistant Referee (VAR) është këtu për të qëndruar dhe pas implementimit me sukses në Kupën e Botës dhe UEFA Europa Ligë, por po shikohet mundësia për ta përfshirë këtë të fundit edhe në një nga kompeticionet më të rëndësishme të futbollit, Ligën e Kampioneve.

Përfaqësues të UEFA-s do të marrin një propozim i cili do të lejojë që sistemi VAR të përdoret kur në kompeticion të kenë mbetur vetëm 8 ekipe.

Sipas “The Times”, propozimi do të diskutohet në Monako nga Komiteti i Klubeve të Kompeticionit dhe nëse gjithçka do të shkojë sipas planit do të shkojë për miratim në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s në datën 27 shtator.

Deri në këtë pikë, UEFA nuk ka qenë shumë e lumtur për përdorimin e sistemit VAR për 2 arsye: Mungesa e eksperiencës së gjyqtarëve me teknologjinë, si dhe problemet infrastrukturore që kanë disa stadiume.

Deri tani, sistemi VAR përdoret në 8 liga të ndryshme të Europës, si në Gjermani, Belgjikë, Spanjë, Francë, Itali, Portugali, Poloni dhe Turqi.