Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Teknologjia VAR inkuadrohet në Ligën e Kampionëve

Teknologjia VAR nga sezoni i ardhshëm do të përdoret në Ligën e Kampionëve.

Shtëpia evropiane e futbollit ka bërë të ditur se VAR-i do të përdoret për sezonin 2019-20 nga faza grupore.

Teknologjia gjithashtu do të përdoret edhe për Superkupën e Evropës, Euro 2020, fazën grupore të Europa Ligës nga sezoni 2020-21 dhe finalet e Ligës së Kombeve në vitin 2021.