Numri një i UEFA-s ka hedhur poshtë mundësinë e përdorimit të teknologjisë në ndeshjet garave evropiane.
Raportimet e ditëve të fundit se VAR mund të përdoret në Ligën e Kampionëve dhe Ligës së Evropës, duke filluar nga ky stinor i ka mohuar presidenti i UEFA-s.
Aleksander Ceferin ka theksuar se nuk e di nga është origjina e këtij lajmi, por se UEFA nuk ka ndërmend të aplikojë në këto momente VAR-in.
“Nuk e di nga vijnë këto lajme, por e vërteta është që UEFA nuk ka ndërmend të aplikojë VAR-in në çerekfinalet e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve dhe asaj të Evropës. Akoma nuk më bind kjo teknologji dhe duhet ende të sqarohen shumë detaje”, tha Ceferin.
Kësisoj klubet duhet të presin së paku edhe një vit për të parë nëse diçka do të ndryshojë në këtë drejtim.