Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Van Dijk: Duhet të kemi kujdes nga Villarreali

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk

Virgil van Dijk beson se dueli me Villarrealin, do të jetë një sfidë e vështirë për Liverpoolin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Villarreali arriti ta eliminoi Bayern Munichun në çerekfinale për të arritur për herë të dytë në histori të klubit në gjysmëfinale të Championsit. Mbrojtësi holandez ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të jenë të kujdesshëm në këtë përballje.

“Do të duhet të përgatitemi dhe kur të jetë koha e duhur do të fokusohemi tek ata.

Do të jetë shumë e vështirë. Ata mundën Juventusin, Bayernin dhe duhet të besojnë se mund ta mposhtin edhe Liverpoolin. Ne do të japim gjithçka për ta fituar këtë ndeshje”, deklaroi Van Dijk.

Ndeshja e parë gjysmëfinale luhet në Anfield më 27 prill derisa ajo kthyese më 3 maj.

Artikuj të ngjashëm