Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Van Dijk thotë se pjesa e dytë ishte e jashtëzakonshme, zbulon fjalimin e Kloppit

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka thënë se pjesa e parë e ndeshjes me Villarrealin duhet të harrohet shumë shpejt. Sipas Van Dijkut, lojtarët e Liverpoolit nuk ishin të mirë kur kishin topin në pjesën e parë, ndërsa goli i pranuar herët vetëm e ka bërë më të vështirë.

“Në pjesën e dytë kemi luajtur në mënyrë të jashtëzakonshme, mendoj unë. Kemi fituar topin shpejtë dhe rivali e kishte të vështirë të përballonte ritmin dhe vrapimet tona. Ishte fitore e merituar bazuar në paraqitjen në pjesën e dytë”, ka thënë Van Dijk për BT Sport.

“Luani në mënyrën e Liverpoolit, në mënyrën që kemi luajtur gjithë edicionin. Ktheni topin, bëni shumë lëvizje kur keni topin, por edhe prapa vijës së fundit. Duhet të tregojmë se sa shumë duam të jemi në finale”.

Van Dijk ka folur edhe për Luis Diazin, që u shpall më i miri i ndeshjes. Ka thënë se të gjitha skuadrat e kanë të vështirë të mbrohen ndaj tij.