Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Van de Beek ofron shtëpi për refugjatët ukrainas

Vitaliy Mykolenko ka zbuluar se bashkëlojtari i tij tek Evertoni, Donny van de Beek, ka ofruar shtëpi për strehimin e refugjatëve nga Ukraina.

Mesfushori holandez ka premtuar se do të marrë shtëpi me qira dhe do ta paguajë personalisht për ata që janë larguar nga lufta në Ukrainë.

“Donny më ka thënë se dëshiron të paguajë qiranë për një shtëpi për refugjatët, dhe ai po pret ardhjen e tyre për t’i sistemuar. Nuk di si ta falënderoj”, ka thënë Mykolenko.

Ai gjithashtu ka thënë se jo vetëm Van de Beek, por gjithë skuadra e Evertonit i ka ofruar ndihmë në lidhje me çështjen e refugjatëve nga Ukraina pas sulmeve të Rusisë.

Artikuj të ngjashëm