Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ten Hag llogarit në Van De Beekun

Donny van de Beek do të mbetet pjesë e Manchester Unitedit. Mesfushori holandez ishte i huazuar tek Evertoni edicionin e fundit, pasi nuk arriti të bindë me paraqitjet e tij në “Old Trafford”.

Por mediat angleze kanë raportuar se trajneri Erik ten Hag u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se llogarit në shërbimet e mesfushorit.

Trajneri Ten Hag ka punuar me Van de Beekun tek Ajaxi dhe beson se lojtari do të gjejë formën nën urdhrat e tij në edicionin e ri.