Sport

Van de Beek mohon marrëveshjen me Realin

Mesfushori i Ajaxit, Donny Van de Beek, ka thënë se nuk ka ende marrëveshje për t’iu bashkuar Real Madridit në verë.

Në mediume është raportuar se mesfushori holandez do t’i bashkohet Real Madridit për 55 milionë euro, transmeton Koha Ditore. Mirëpo, 22-vjeçari ka deklaruar për gazetën “AS” se e ardhmja e tij nuk është vendosur ende, transmeton Koha Ditore.

Po ashtu, edhe Manchester Unitedi ka shfaqur interesim për të. “Asgjë nuk është zyrtare dhe nuk kam firmosur ndonjë kontratë. Situata nuk ka ndryshuar. Real Madridi e Manchester Unitedi janë klube të mëdha, por edhe Ajaxi është i tillë.

Në këtë fazë, nuk ka një marrëveshje”, ka thënë Van de Beek. Raportohet se Real Madridi si opsion të parë e ka Paul Pogban dhe nëse arrin ta transferojë francezin nga Manchester Unitedi, atëherë Van de Beek mund të përfundojë tek Unitedi.