Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valladolidi pas Marcelos dhe Alvesit

Presidenti i Real Valladolidit, Ronaldo, po synon transferimin e dyshes Marcelo dhe Dani Alves.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se ish-futbollisti brazilian, që tani ushtron pozitën e presidentit të ekipit nga La Liga, do të ketë një takim me të dy lojtarët.

Marcelo dhe Alves janë futbollistë të lirë, pasi janë larguar nga Real Madridi dhe Barcelona.

Këtë situatë po synon ta shfrytëzojë ekipi i Valladolidit për të bindur dyshen braziliane të transferohen gjatë kësaj vere.