Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valero afër Fiorentinës

Borja Valero është pranë rikthimit te Fiorentina pas tre vjetësh. Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se Valero në parim e ka pranuar ofertën e Fioretinës, ekip që i ka ofruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi.

Valero te Fioretina do të transferohet si lojtar i lirë pas muaj më parë i ka skaduar kontrata me Interin.

Mesfushori 35-vjeçar, ka luajtur te Fiorentina për gjashtë edicione përpara se të transferohet te Interi në vitin 2017. Spanjolli në edicionin e fundit te Interi ka shënuar tri gola në 25 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.