Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bordeauxi kërkon Valeron

Ekipi nga Ligue 1, Bordeaux ka shprehur interesim për mesfushorin spanjoll Borja Valero, raportojnë mediumet franceze të mërkurën.

Valero 35-vjeçar, te Bordeauxi shihet përforcim i duhur për mesfushën për edicionin e ri. Valero në fund të këtij edicioni do të jetë futbollist i lirë, pasi i skadon kontrata me Interin.

Ai është pjesë e Interit prej vitit 2017 dhe këtë edicion ka shënuar dy gola në 15 paraqitje në të gjitha garat.

Valero karrierë ka bërë edhe te Fiorentina, Villarreali, West Bromwichi e Mallorca.