Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valencia siguron matematikisht qëndrimin në La Liga

Valencia ka fituar ndaj Real Valladolidit të dielën në mbrëmje. Në kuadër të xhiros së 35-të, Valencia fitoi në “Mestalla” me rezultatin 3:0 dhe matematikisht e ka siguruar qëndrimin në La Liga për sezonin tjetër.

Maximiliano Gomez shënoi dy gola, në minutën e parë të kohës shtesë në pjesën e parë, dhe tre minuta pas pushimit. Golin e fundit në ndeshje e realizoi Thierry Correia në minutën e 89-të. Kjo është një shenjë se si Valencia, njëri nga klubet më të mëdha në Spanjë, ka rënë aq poshtë sa që po e feston qëndrimi në ligë, shkruan “football-espana”.

Valencia ka 39 pikë, nëntë më shumë se vendi që dërgon një rang më poshtë në futbollin spanjoll. Deri në fund të garës kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u luajtur. Ndeshjen e radhës, Valencia e luan në udhëtim te Sevilla, e pret Eibarin dhe udhëton te Huesca.