Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valencia në pozitë të mirë për transferimin e Rodriguezit

James Rodriguez

Valencia është në një pozitë të mirë për të transferuar kolumbianin e Real Madridit, James Rodriguez në afatin kalimtar të verës, raporton “Don Balon” të hënën. Valencia ka marrëdhënie të mira me agjentin e Rodriguezit, Jorge Mendes dhe kjo e favorizon klubin spanjoll në garën për transferimin e kolumbianit.

Real Madridi është i gatshëm të dëgjojë çdo ofertë që i afrohet 40 milionë eurove. Rodriguez 28-vjeçar këtë stinor ka luajtur vetëm shtatë ndeshje, ndërsa ka shënuar një gol dhe asistuar një tjetër.