Pas Napolit edhe Valencia është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, meksikanit Hirving Lozano kanë njoftuar të martën mediumet e huaja.
Mësohet se Valencia është e gatshme t'i paguajë PSV Eindhovenit dëmshpërblim deri në 40 milionë euro për transferimin e Lozanos gjatë kësaj vere.
Meksikani 23-vjeçar, pritet të largohet nga ekipi holandez drejt një lige më të fortë pas paraqitjeve të mira në edicionin e fundit, ku në 40 ndeshje shënoi 21 gola dhe bëri 12 asistime. Lozano ka kontratë me PSV Eindhovenin deri në vitin 2023, ekip të cilit iu bashkua para dy vjetësh nga Pachuca për dhjetë milionë euro. Ai ka edhe 35 ndeshje e nëntë gola të shënuara me Meksikën.