Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni kërkon Lozanon

Skuadra e Evertonit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, meksikanin Hirving Lozano, që këtë edicion po shkëlqen te PSV Eindhoveni.

Mediumet angleze kanë raportuar, të hënën, se Evertoni është i gatshëm t'i paguajë ekipit holandez 30 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Lozanos gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton “Koha Ditore”.

Lozano 23-vjeçar, këtë edicion, ka shënuar gjashtë gola në tetë paraqitje në të gjitha garat. Ai te PSV Eindhoveni është transferuar vitin e shkuar nga Pachuca për dhjetë milionë euro.

Lozano ka kontratë me ekipin holandez deri në vitin 2023. Ai është reprezentues i rregullt i Meksikës dhe deri më tash ka zhvilluar 33 ndeshje.