Valencia ka arritur të marr një pikë të rëndësishme në shtëpi, duke luajtur baras, 3:3, me Atletico Madridin.
Hero i vendasve ishte Hugo Duro që me dy gola në minutat shtesë i siguroi ekipit të tij një pikë.
Ndeshja ishte dramatike, me vendasit që shënuan dy golat në minutat shtesë. Në pjesën e parë mysafirët shënuan në minutën e 35-të me Luis Suarez.
Me rezultatin 1:0 ekipet shkuan në pushim.
Vendasit barazuan në minutën e 50-të, pas autogolit të shënuar nga Stefan Saviq.
Edhe
Valencia mposht Atletico Madridin
Por me dy gola të shpejtë të shënuar nga Antoine Griezmann dhe Sime Vrshalko, Atletico Madridi ngriti epërsinë në 3:1.
Vendasit nuk u dorëzuan deri në fund. Në minutat shtesë të ndeshjes ishte Hugo Duro që me dy gola brenda katër minutave barazoi rezultatin në 3:3.