Atletico ka marrë një fitore sensacionale ndaj Valencias, duke e mposhtur 3:2 në “Wanda Metropolitano”.
Në fakt, Atletico pas pjesës së parë e gjeti veten në disavantazhin e dy golave. Yunus Musah (25’) dhe Hugo Duro (44’) realizuan për mysafirët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor pjesa e dytë solli një Atletico ndryshe në fushë, që ngushtoi diferencën me anë të Matheus Cunha (64’).
Mirëpo, drama ishte e rezervuar në fund, kur skuadra e drejtuar nga Diego Simeone realizoi dy gola.
Angel Correa (90+1’) barazoi rezultatin, para se Mario Hermoso (90+3’) të kompletonte përmbysjen.
Fitorja e mban Atleticon në vendin e katërt me 36 pikë, ndërsa Valencia është e nënta me 29 pikë.