Granada ka shënuar fitore të rëndësishme të shtunën në udhëtim ndaj Mallorcas me rezultatin 6:2 në luftë për mbijetesë.
Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 35-të në La Liga.
Te Mallorca, Vedat Muriqi e kompletoi ndeshjen duke asistuar në minutën e 28-të për Salva Sevilla që barazoi rezultatin në 1:1.
Gol te Granada ka realizuar edhe sulmuesi Myrto Uzuni. Ai shënoi në minutën e 78-të për të ngritur epërsinë në 5:2. Ky ishte goli i parë në La Liga.
Uzuni u inkuadrua në minutën e 62-të të ndeshjes.
Pas kësaj fitoreje, Granada mban pozitën e 16-të me 34 pikë, dy më shumë se Mallorca që është në vendin e 17-të me 32 sosh.