Myrto Uzuni ka shkuar në kuotën e 22 golave të shënuar këtë edicion me Granadan në La Liga 2.
Uzuni me golin e shënuar të premten mbrëma, ia ka siguruar një pikë Granadas që barazoi në udhëtim tek Alavesi, 1:1. Uzuni fitoi penalltinë dhe e konkretizoi vetë në gol në minutën e 22-të të ndeshjes.
Ai ka edhe katër asistime në këtë edicion të rangut të dytë të futbollit spanjoll. Uzuni e kompletoi këtë ballafaqim.
Granada është në pozitën e dytë në La Liga 2 me 66 pikë, aq sa ka edhe Alavesi. Lider është Eibari me 67 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur. Me një ndeshje më pak të luajtur janë edhe Levante me 65 pikë në pozitën e katërt, dhe Las Palmas në vendin e pestë me 64 pikë. Deri në fund të La Liga 2 kanë mbetur edhe tri ndeshje për t’u zhvilluar. Vendi i parë dhe i dytë sigurojnë direkt inkuadrimin në La Liga për sezonin tjetër. Skuadra e tretë përcaktohet me mini-turneun e skuadrave nga vendi i tretë deri te i gjashti.
https://streamja.com/NB6j7?fbclid=IwAR3qbL5qNEgRUoaMXl0gLncaJzeKxnamTgXjixvwqDWi9LELidhDNL0FNNQ