Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tjetër gol i Uzunit në La Liga 2

Myrto Uzuni ka shënuar edhe golin e 18-të sezonal në La Liga 2.

Uzuni me skuadrën e tij, Granadan, të shtunën fitoi me rezultatin 3:1, në udhëtim te Burgos CF.

Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 30-të.

Uzuni që ka edhe tri asistime në këtë edicion, shënoi në minutën e 83-të për rezultatin 2:1.

Ai e kompletoi këtë ballafaqim.

Pas 30 xhirove të luajtura, Granada ka 54 pikë dhe është vetëm tri pikë larg Las Palmasit lider.

Artikuj të ngjashëm