Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi synon një apo dy përforcime në janar

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se klubi është duke shikuar për përforcime në afatin kalimtar të janarit.

Ai ka thënë se mund të ketë një apo dy përforcime në këtë afat kalimtar, transmeton Koha.net.

“Mund shihni skuadrën dhe ndonjëherë mund të mendoni – një apo dy përforcime do të ishte mirë sepse jemi duke u ndërtuar”, ka thënë ai.

Unitedi mbrëmë pësoi me rezultat prej 2 me 0 ndaj Arsenalit, derisa aktualisht zë vendin e pestë me 31 pikë.