Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Solskjaer i lumtur me paraqitjet e lojtarëve të tij

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur për titullin e kampionit në Premierligë.

Skuadra e trajnerit norvegjez është në vendin e dytë me 33 pikë sa ka edhe Liverpooli në pozitën e parë. Por, “Djajtë e Kuq” kanë një ndeshje më pak dhe në rast fitoreje apo barazimi kundër Burnleyt të martën, do të ngriheshin në pozitën e parë në Premierligë.

“Ne nuk jemi as në gjysmë të sezonit dhe çdo ndeshje në Premierligë është një sfidë, ato janë të gjitha prova. Çdo ndeshje është ndryshe. Askush nuk do ta mbajë mend se si dukej tabela e kampionatit më 12 janar 2021. Ne jemi duke përjetuar një moment të mirë, por ka ende për t’u bërë”, deklaroi Solskjaeri.

“Djajtë e Kuq” këtë sezon në Premierligë në 16 ndeshje kanë 10 fitore, tri barazime dhe tri disfata.