Sport

Unitedi do të bëjë përforcime në janar

Eric ten Hag pritet ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit

Skuadra e Manchester Unitedit do të përforcohet edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Daily Star” ka bërë të ditur të hënën se trajneri Erik ten Hag ka kërkuar të paktën edhe dy transferime për ta forcuar ekipin për pjesën e dytë të sezonit.

Mësohet se Ten Hag është i vendosur për të luftuar këtë edicion për trofe dhe për këtë arsye ka kërkuar nga krerët e klubit të shpenzojnë edhe gjatë janarit.

Para fillimit të këtij edicioni, Unitedi bëri shpenzime të mëdha duke transferuar hiq më pak se gjashtë futbollistë, përfshirë këtu edhe mesfushorin Casemiro.