Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi rrezikon të dënohet nga Federata e Anglisë

Manchester Unitedi rrezikon të dënohet nga Federata e Anglisë për shkak të “dështimit që të kontrollojë lojtarët” në përballje me Chelsean të hënë në çerekfinale të FA Cup.

Ky vendim i Federatës së Anglisë vjen pas reagimeve të lojtarëve në minutën e 35-të pas ndëshkimit me karton të kuq të Ander Herreras. Gjyqtari Michael Oliver ishte rrethuar nga disa lojtarë të Unitedi pasi kishte ndëshkuar me të kuq spanjollin.

Unitedi, që u eliminua me humbjen 1 me 0, ka afat deri më 17 mars që të përgjigjet.