Manchester Unitedi është gjobitur sot nga Shoqata e Futbollit anglez me 20 mijë funta për shkak të sjelljes së keqe në çerekfinale të FA Cup ndaj Chelseat.
Mesfushori i “Djajve të Kuq”, Ander Herrera u ndeshka dy herë me karton të verdhë për shkak të një fauli ndaj Eden Hazardit, dhe më pas humbën takimin nga një gol i Kantes, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumica e yjeve të Unitedit pas kartonit të kuq ndaj Herreras e rrethuan gjyqtarin e takimit, Michael Oliver për të protestuar këtë vendim të tij të minutës së 35-të.
Për këtë është gjobitur me 20 mijë funta, dënim që e ka pranuar klubi nga Old Trafford.