Manchester City është dënuar me mbi një milion funte nga Premier League për shkak të vonesave në nisje apo rinisje të ndeshjeve.
Këto vonesa ishin të pranishme në nëntë ndeshje të sezonit të kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLiga angleze njoftoi të enjten se vonesa më e gjatë ishte 2 minuta e 24 sekonda në derbin ndaj Manchester Unitedit në “Old Trafford”, në dhjetorin e vitit të kaluar.
Po ashtu ka njoftuar se City i ka vetëm 14 ditë kohë për ta paguar këtë gjobë.
City ishte dënuar me mbi 2 milion funte në verën e vitit të kaluar për shkak të vonesave të ndeshjeve përgjatë dy edicioneve, atë 2022-23 dhe 2023-24.