Futboll

Unitedi turpërohet, eliminohet nga klubi i Kategorisë së Katërt në Angli

Grimsby

Manchester Unitedi është turpëruar në Kupën e Ligës në Angli. Gjiganti anglez është eliminuar nga kjo kupë nga Grimsby, që garon në Kategorinë e Katërt të futbollit në Angli.

Grimsby shënoi dy gola në pjesën e parë për epërsinë 2:0, ndërsa Unitedi u kthye në fund me Bryan Mbeumon dhe Harry Maguiren.

Por në penallti, ishte pikërisht Mbeumo që humbi gjuajtjen e 13-të të “Djajve të Kuq” duke bërë që skuadra e tij të eliminohej. Grimsby fitoi me rezultat 12:11 në penallti.

Unitedi po kalon formë të dobët edhe në Premier League. Nga dy ndeshjet e para ka marrë vetëm një pikë.

 


Unitedi pëson dy gola nga ekipi i Kategorisë së Katërt angleze

Grimsby, që garon në Kategorinë e Katërt të Anglisë ka arritur t’i shënojë në pjesën e parë dy gola gjigantit anglez, Manchester United.

Grimsby është duke e fituar 2:0 ndeshjen kundër Unitedit, në kuadër të Kupës së Ligës së Anglisë.

Aktualisht po luhet minuta e 33-të.