Manchester Unitedi të premten ka nisur hapat e duhur për të dhënë një përgjigje ndaj intervistës së Cristiano Ronaldos nëpër media.
Nëpërmjet një njoftimi të premten, Unitedi ka thënë se nuk do të bëjë asnjë koment në lidhje me këtë çështje pa përfunduar procesi.
Këtë javë, Ronaldo në një intervistë ekskluzive ka folur për shumë gjëra, ku nuk e ka kursyer as klubin anglez, përfshirë pronarët, trajnerin dhe bashkëlojtarët e tij.
“Manchester Unitedi ka nisur hapat e duhur si përgjigje ndaj intervistës së fundit të Cristiano Ronaldos. Ne nuk do të bëjmë komente të mëtejshme derisa ky proces të arrij përfundimin e tij”, thuhet në reagimin e Unitedit.
Artikuj të ngjashëm