Hannibal Mejbri është një prej talenteve që ka shënuar progres të madh në mesfushën e Manchester Unitedit.
Tuniziani në edicionin e kaluar ishte i huazuar te Birmingham City, ndërsa sivjet është kthyer te skuadra që drejtohet nga trajneri holandez, Erik ten Hag.
Mejbri 20-vjeçar shënoi gol të shkëlqyer në Premier League më herët gjatë këtij muaji, dhe ka impresionuar trajnerin holandez me vetëbesimin në mesfushë.
Si rezultat i paraqitjeve të mira, Manchester Unitedi po e mendon vazhdimin e kontratës së tij, ani pse interesim për shërbimet e tunizianit ka shprehur Sevilla.
Ai ka zhvilluar katër paraqitje në të gjitha garat në edicionin aktual.
Edhe
Maguire vazhdon me Unitedin
Golin e shënoi në disfatën 3:1 nga Brightoni.
Hannibal ka kontratë deri në vitin 2024 me Unitedin, por ajo mund të vazhdohet edhe për një vit tjetër.