Manchester Unitedi po synon ta përforcojë ekipin për sezonin e ri. Drejtuesit e klubit anglez janë afër marrëveshjes me mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varanen.
“Djajtë e Kuq” thuhet se kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin dhe do të dërgojnë një ofertë rreth 50 milionë euro për francezin. Por klubi anglez është afër marrëveshjes edhe me mbrojtësin e krahut të djathtë, Kieran Trippierin e Atletico Madridit.
Trippier thuhet se është i gatshëm të transferohet në “Old Trafford”.
Unitedi do të ofrojë rreth 20 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e 30-vjeçarit.
Klubi anglez së fundmi ka transferuar Jadon Sancon nga Dortmundi.