Sport

Unitedi pas Sanchesit të Bayernit

Manchester United raportohet se po vëzhgon situatën e mesfushorit të Bayern Munichut, Renato Sanches.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho po e konsideron portugezin si zëvendësues potencial nëse dështon transferimi i Eric Dierit të Tottenhamit, raporton The Guardian.

Sipas raportimeve, gjermanët do ta lirojnë Sanchesin nëse fitojnë 40 milionë funte për shërbimet e tij.