Mesfushori portugez Renato Sanches ka gjasa të mëdha që të rikthehet te skuadra e Bayern Munichut. Bëhet e ditur se ekipi nga Bundesliga ka shprehur interesim për transferimin e Sanchesit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sanches u largua pikërisht nga Bayerni për t’u transferuar te Lille në vitin 2019, por pritet të largohet nga kampioni në fuqi i Francës. Bavarezët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 30 milionë euro për Sanchesin, i cili me Lillen ka kontratë deri në vitin 2023.
Megjithatë, interesim për shërbimet e 25-vjeçarit që është reprezentues i Portugalisë, kanë shfaqur edhe Arsenali e Milani.
Artikuj të ngjashëm