Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi pas Romeros

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Atalantas, argjentinasin Cristian Romero ka raportuar “Sky Sports” të enjten.

Romero 23-vjeçar ka impresionuar këtë edicion me paraqitjet e tij te Atalanta dhe te Unitedi po e shohin si përforcim të duhur për repartin e mbrojtjes. Romero është i huazuar nga Juventusi te Atalanta, ekip që ka të drejtën e blerjes së tij kët ëverë për 25 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, Unitedi është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro dëmshpërblim për të siguruar shërbimet e Romeros. Romero ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025 kurse këtë sezon ka 39 paraqitje në të gjitha garat duke realizuar tri gola dhe asistuar pesë herë.