Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit argjentinas Cristian Romero, kanë njoftuar mediumet spanjolle të shtunën.
Romero, i cili para fillimit të këtij sezoni u huazua te Atalanta nga Juventusi, ka treguar paraqitje të mira dhe është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A.
Atalanta ka opsionin e blerjes së tij në fund të edicionit për 25 milionë euro por Barcelona është e gatshme t’ia ofroj Juventusit 30 milionë euro për të siguruar kartonin e Romeros.
Romero ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025 kurse karrierë ka bërë edhe te skuadra e Genoas.
22-vjeçari këtë edicion ka regjistruar 33 paraqitje për Atalantan në të gjitha garat duke shënuar tri gola dhe asistuar katër herë.