Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi pas Netos

Manchester Unitedi po kërkon ta përforcojë ekipin gjatë verës.

Mediat angleze kanë raportuar të hënën se “Djajtë e Kuq” kanë shprehur interesim për Pedro Neton.

Neto, që aktivizohet te Wolverhamptoni po pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer që ka kërkuar nënshkrimin me portugezin.

21-vjeçari te Wolverhamptoni këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe katër asistime në të gjitha garat këtë sezon.

Skuadra e Wolverhamptonit për ta liruar lojtarin po kërkon mbi 50 milionë euro.

Neto është pjesë e klubit anglez që nga viti 2019 kur u transferua nga Lazio për 18 milionë euro.