Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi pas Calhanoglut

Manchester Unitedi është duke u interesuar për mesfushorin e Milanit, Hakan Calhanoglu.

Mesfushori turk është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë këtë edicion te skuadra italiane. Kontrata e tij me “Rossonerët” skadon në verën e vitit 2021, të cilën nuk e ka vazhduar, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Manchester Unitedi, që i ka ofruar lojtarit pagë vjetore prej pesë milionë eurove dhe kontratë pesëvjeçare.

Nga ana tjetër, Milani është duke tentuar ta bindë turkun me një kontratë të re, por nëse ai refuzon kontratën e re atëherë klubi italian është i detyruar ta shesë turkun në janar, në mënyrë që të mos largohet si lojtar i lirë në verë.