Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Calhanoglu kërkon pagë vjetore 5 milionë euro

Drejtuesit e klubit të Milanit janë në bisedime të avancuar me Hakan Calhanoglu për vazhdimin e kontratës.

Klubi italian i ka ofruar lojtarit pagë 3.5 milionë euro në sezon por oferta e “Rossonerëve” është refuzuar.

Mesfushori turk u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron pagë rreth pesë milionë euro për të mbetur në “San Siro”.

26-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me Milani. Për mesfushorin turk interesim të vazhdueshëm kanë shprehur skuadra si Manchester Unitedi dhe Atletico Madridi.