Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi pa Hojlundin ndaj Wolvesit

Manchester Unitedi do të jetë pa sulmuesin Rasmus Hojlund në ndeshjen e parë të edicionit të ri, që e luan në shtëpi kundër Wolverhamptonit.

Klubi anglez ka njoftuar të enjten se Hojlund do të mungojë në këtë përballje që luhet të hënën mbrëma për shkak të një problemi fizik.

Megjithatë, sulmuesi danez mund të mos paraqitet edhe në ndeshjet e tjera të Unitedit, pasi ende nuk është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit.

Hojlund iu bashkua ekipit anglez javën e shkuar nga Atalanta për 90 milionë euro, por është duke u stërvitur individualisht për ta sanuar lëndimin që e ka pësuar gjatë fazës përgatitore me ekipin italian.

20-vjeçari po shihet si përforcim i madh tek ekipi anglez, me të cilin ka firmosur kontratë deri në vitin 2028. Dueli mes Unitedit dhe Wolvesit, nis në orën 21:00.

Artikuj të ngjashëm