Manchester Unitedi po insiston në transferimin e mbrojtësit të Napolit, Kim Min-jae gjatë kësaj vere.
“The Sun” shkruan të hënën se ekipi anglez tashmë ka bërë ofertë zyrtare për reprezentuesin e Koresë së Jugut. Mësohet se Unitedi ka ofruar 40 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e 26-vjeçarit.
Ai iu bashkua Napolit para fillimit të këtij sezoni nga Fenerbahçe dhe vlerësohet ndër mbrojtësit më të dalluar në kampionatin e Italisë.
Kim këtë edicion e ka fituar titullin e kampionit me Napolin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025, me opsionin e vazhdimit edhe për dy vjet të tjerë. Deri më tani ai ka regjistruar 43 paraqitje në të gjitha garat për Napolin, ku ka kontribuar me 2 gola e 2 asistime.