Manchester Unitedi edhe zyrtarisht ka shprehur interesim për mbrojtësin e Napolit, Kim Min-Jae ka bërë të ditur “The Sun” të enjten. Mësohet se ekipi anglez është i gatshëm ta paguajë klauzolën e lirimit të reprezentuesit të Koresë së Jugut në fund të sezonit.
Min-Jae ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 50 milionë eurosh dhe tek Unitedi po shihet si përforcim i rëndësishëm për mbrojtjen në sezonin e ardhshëm. 26-vjeçari para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Napolit nga Fenerbahçe për 18 milionë euro dhe po tregon paraqitje të mira me fanellën e ekipit italian.
Në 30 ndeshje të luajtura deri më tani, ai ka shënuar edhe dy gola e ka bërë 1 asistim.
Kim ka kontratë me Napolin deri në vitin 2025 me opsionin e vazhdimit edhe për dy vjet tjera.