Manchester City po vlerësohet favorit për transferimin e mbrojtësit të Napolit, Kim Min-jae, ka njoftuar të martën “Sky Sports”.
Bëhet e ditur se City tashmë ka bërë gati ofertën për ta bindur Napolin në lirimin e 26-vjeçarit këtë verë. Për kartonin e tij, ekipi anglez do të ofrojë mbi 60 milionë euro, pasi Min-jae po konsiderohet si përforcim i madh për mbrojtjen e Cityt.
Ai këtë edicion është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Itali, ndërsa me fanellën e Napolit ka regjistruar 40 paraqitje në të gjitha garat, ku ka kontribuar me 2 gola e po aq asistime.
Min-jae u transferua te Napoli verën e shkuar nga Fenerbahçe për 20 milionë euro dhe ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025 me opsionin e vazhdimit edhe për dy vjet të tjerë.