Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni fiton garën për mbrojtësin Kim

Bayern Munichu ka mposhtur konkurrencën e fortë të Manchester Unitedit për mbrojtësin e Napolit, Kim min-Jae, ka bërë të ditur “Calciomercato” të enjten.

Mësohet se Bayerni tashmë ka fituar garën për mbrojtësin e Koresë së Jugut, me të cilin ka arritur edhe marrëveshje personale. Kim është pajtuar me kontratë pesëvjeçare te Bayerni, ekip që muajin tjetër do ta aktivizojë klauzolën e lirimit të tij në vlerë prej 50 milionë eurosh.

26-vjeçari te Bayerni po shihet si përforcim i rëndësishëm për mbrojtjen pas paraqitjeve të mira që i tregoi edicionin e fundit me Napolin, duke u shpallur kampion i Italisë. Ai iu bashkua Napolit verën e shkuar nga Fenerbahçe për 18 milionë euro dhe ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025. Në edicionin e tij të parë te Napoli, Kim regjistroi 45 paraqitje, si dhe pati 2 gola e po aq asistime.

Artikuj të ngjashëm