Kim-Min Jae pritet të zyrtarizohet nga skuadra e madhe gjermane, Bayern Munich.
Kështu kanë shkruar mediumet e huaja të mërkurën në mbrëmje. “Sky Sport” ka mësuar se bavarezët do t’ia paguajnë Napolit klauzolën e lirimit prej 50 milionë euro futbollistit jugkorean. Kim do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.
Ai pritet të përfitojë 12 milionë euro në vit.
Kim 26-vjeçar, i gjatë 190 centimetra, do t’i kryejë testet mjekësore të enjten në Korenë e Jugut, nën praninë e mjekëve nga skuadra bavareze, të cilët veçse kanë mbërritur në Korenë e Jugut.