Ish-bashkëlojtari i Amir Rrahmanit në qendër të mbrojtjes te Napoli, Kim Min-Jae, do të transferohet te skuadra e Bayern Munichut.
Trajneri i bavarezëve, Thomas Tuchel, e kishte konfirmuar më parë një gjë të tillë duke thënë se kjo nuk është sekret.
Ndërkohë, të dielën, lajmin e konfirmoi edhe trajneri i ri i Napolit, Rudi Garcia.
“Ne e dimë që Kim Min-Jae do të largohet dhe kjo nuk na bën të lumtur”, është shprehur Garcia.
Jugkoreani 26-vjeçar në edicionin e kaluar zhvilloi 45 ndeshje me fanellën e skuadrës napolitane.
Shënoi dy gola dhe pati dy asistime, kurse u shqua në qendër të mbrojtjes.
Artikuj të ngjashëm