Manchester City është një prej skuadrave të mëdha angleze që ka shprehur interesim për mbrojtësin qendror të Napolit, Min-Jae Kim. Dhe, kjo e ka frikësuar ekipin italian se mund të mbetet pa një prej shtyllave të mbrojtjes.
“La Gazzetta dello Sport” nuk dëshiron ta lirojë mbrojtësin e Koresë së Jugut. 26-vjeçari me Napolin ka kontratë deri në verën e vitit 2025 me mundësi vazhdimi edhe për dy vjet. Krahas Cityt edhe gjiganti francez PSG ka shprehur interesim për futbollistin e Koresë së Jugut.
Ai ka treguar paraqitje të mira në sezonin aktual. Në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 40 ndeshje. Ai luan përkrah mbrojtësit të Kosovës, Amir Rrahmani.