Manchester Unitedi nuk e ka bërë asnjë ofertë për të transferuar Kalidou Koulibalyn e Napolit në afatin kalimtar të verës, shkruan Corriere dello Sport.
Drejtuesit e klubit anglez kanë qenë të interesuar më herët për senegalezin, por jo edhe në këtë verë.
Unitedi vendosi të transferojë Raphael Varanen e Real Madridit, duke e zgjidhur çështjen e mbrojtjes.
Për Koulibalyn kanë qenë të interesuara edhe disa klube të tjera, por shuma e lartë që kërkonte Napoli bëri që ai të mbetet pjesë e klubit italiane edhe për sezonin 2021/2022.
Artikuj të ngjashëm