Manchester Unitedi po avancon ndaj Sevillas pas pjesës së parë në kuadër të Ligës së Evropës. Në duelin e parë çerekfinal të kësaj gare, ekipi anglez është në epërsi më rezultatin 2:0.
Unitedi ka shënuar dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së parë për të shkuar në pushim me dy gola avantazh. Të dy golat për Unitedin, i ka shënuar mesfushori Marcel Sabitzer.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFillimisht, ai zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të pas asistimit të Bruno Fernandesit, ndërsa gjashtë minuta më vonë realizoi edhe golin e dytë. Këtë herë asistues ishte Antony Martial.
Ndërkohë, në dy ndeshjet tjera të kësaj faze që po luhen në të njëjtën kohë: Bayer Leverkusen – Union St. Gillosie dhe Juventus – Sporting nuk ka gola pas pjesës së parë.