Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi në bisedime me Alcantaran

Manchester Unitedi ka nisur negociatat me mesfushorin, Thiago Alcantara, i cili do të largohet nga Bayerni gjatë kësaj vere.

Mësohet se Manchester Unitedi tashmë ka parakaluar Liverpoolin, ekip që shihej favorit për transferimin e Thiagos.

Mesfushori 29-vjeçar ka edhe një vit kontratë me Bayernin dhe tashmë ka kërkuar largimin.

Te Bayerni janë të gatshëm ta lirojnë Thiagon nëse marrin një ofertë prej 30 milionë eurosh, shumë të cilën Manchester Unitedi nuk e ka problem ta paguajë.

Thiago te Manchester Unitedi shihet si përforcim i duhur për repartin e mesfushës dhe po synon të finalizojë marrëveshjen sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Artikuj të ngjashëm