Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi mposht Tottenhamin, ia shkakton Mourinhos humbjen e parë

Foto: Reuters

Manchester Unitedi ka fituar derbin e javës së 15 në Premier Ligë ndaj Tottenhamit, njëherësh ia shkaktoi humbjen e parë te klubi i ri ish-trajnerit të vet, Jose Mourinhos.

“Djajtë e Kuq” shënuan fitore prej 2 me 1 në “Old Trafford”, transmeton Koha.net.

Ishte Marcus Rashford ai që shënoi të dy golat për vendasit.

Derisa golin e vetëm për Tottenhamin në këtë takim e shënoi Dele Alli.

Me këtë fitore Unitedi arrin në kuotën e 21 pikëve dhe mban vendin e gjashtë, derisa Tottenhami me një pikë më pak është në vendin e tetë.