Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi me ofertë të majme synon ta bindë Kanen

Manchester Unitedi po shpreson që me një pagë të madhe do ta bindë sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, që të transferohet në “Old Trafford”.

Kane po kërkohet edhe nga Manchester City e Chelsea. Por, siç raporton “The Times”, Unitedi planifikon që me një pagë të majme të ngadhënjejë në garë me Chelsean e Cityn.

Unitedi është i gatshëm edhe ta kompensojë atë në rast se Kane ndëshkohet nëse bën kërkesë për transferim.